Ish-futbollistit nuk i ndahen skandalet/ I gjejnë lëndë narkotike në shtëpi, vihet nën hetim nga policia

Ish-futbollistit nuk i ndahen skandalet/ I gjejnë…

Futbollist anglez, Jermaine Pennat që ka luajtur për Arsenalin dhe Liverpulin është nën hetim nga policia pasi u zbulua lëndë narkotike në një rezidencë në pronësi të tij. Plantacioni i marijuanës në shtëpinë e Penant në zonën ekskluzive të “Hale Road” u zbulua rastësisht nga YouTuber-i Luka Ventures.

Ai hyri fshehurazi në rezidencë për të filmuar dhe ndau videon e tij në YouTube.

“Marijuana po rritet në shtëpinë e ish-futbollistit. Kudo ka barëra të këqija”, shprehet autori i videos.

Në pamjet e publikuara vihen re instalime elektrike, dhjetëra tenxhere, tuba, dritare të mbuluara, çanta të zeza plot me marijuanë dhe materiale për rritjen dhe ruajtjen e drogës.

Gazeta “The Sun” tha se Pennant, i cili bleu shtëpinë me vlerë më shumë se tre milionë euro në vitin 2006 kur luante për Liverpul-in është befasuar nga zbulimi.

Rezidenca e cila u ndërtua në vitin 1930 dhe përmbante një fushë tenisi, xhakuzi dhe pishinë të brendshme ishte e pabanuar që kur Penant u nda nga partnerja Alis Guduin në 2020.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit