Ish-gjyqtarit i prishet shëtitja, Alaudin Malaj me 2 milion euro arrestohet te Liqeni i Tiranës

Ish-gjyqtarit i prishet shëtitja, Alaudin Malaj me…

Ish-gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Tiranës Alaudin Malaj, raportohet se është arrestuar pak minuta më parë, te Liqeni Artificial në kryeqytet.

Malaj është cilësuar si ish-gjyqtari më i pasur në Shqipëri. Kur nisi procesi i vettingut, Malaj dha dorëheqjen duke iu shmangur përgjegjësisë për të deklaruar të ardhurat. CNA.al konfirmon arrestimin e ish-gjyqtarit.

Në vitin 2015, ILDKPI e ka kallëzuar për fshehje dhe pastrim parash, me një vlerë prej 1.7 milionë euro.

Shkaku i arrestimit të Malajt nuk dihet ende. Ai ëështë denoncuar disa herë nga persona të caktuar në qytetin e Vlorës, ndërsa ka kërkuar dhe mbrojtje për shkak të frikës se mund të eleminohej nga persona të lidhur me krimin e organizuar..News Bomb

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit