Ish-gratë e Maradonës në luftë edhe pas vdekjes së legjendës, çfarë ndodhi në varrim

Ish-gratë e Maradonës në luftë edhe pas…

Ish e dashura Diego Armando Maradona, Rosio Oliva foli publikisht për herë të parë pas vdekjes së tij. Vetëm disa ditë pas 60-vjetorit të lindjes, Maradona vdiq nga një sulm në zemër në shtëpinë e tij, në lagjen Tigre, ku po shërohej pas një operacion në kokë.

Ajo tha për mediat argjentinase se ata kontaktonin shpesh me njëri-tjetrin dhe për herë të fundit ishin takuar në muajin mars, përpara shpërthimit të pandemisë së koronavirusit.

Gruaja shtoi se është lënduar dhe u poshtëruar, sepse nuk u lejua të ishte e pranishme në ceremoni që u mbajt gjatë natës në “Pallatin Pink”, domethënë në ndërtesën e Qeverisë ku ndodhet arkivoli me trupin e Diego Maradona. Ajo pretendon se u ndalua nga ish-gruaja e yllit, Claudia Villafane.

“Të gjithë kalojnë përveç meje. Më dhemb të mos më lejojnë të hyj brenda. Duke mos më lejuar të futem brenda, ata gjithashtu lënduan Diegon. Unë jam gruaja e tij e fundit, askush nuk e kupton atë. Ata më thonë të vij në 6 të mëngjesit me gjithë këta njerëz dhe me një audiencë më të gjerë.

Turp! Nuk e di pse e bëjnë, nuk provokoj askënd. Diego ishte ish-i im, dua ta përshëndes dhe t’i them lamtumirë. Më duhet t’i them lamtumirë – u ankua Rosio Oliva dhe vazhdoi: “Ai donte që unë të isha aty deri në frymën e fundit.

Ish-gratë e Maradonës në luftë edhe pas vdekjes së

Do ta shoqëroj pa asnjë dyshim. Vetëm ne e dimë se çfarë lloj marrëdhënieje dhe dashurie kishim dhe sa ishim të dashuruar. Kur filloi pandemia në mars, nuk e pashë më. Kam kujtime të bukura, Diego më donte shumë. Më mbush shpirtin. Ndihem shumë e trishtuar, Diego ishte një njeri shumë i rëndësishëm në jetën time. Gjithmonë do ta kujtoj për të mirë. Ai ishte i mirë me mua dhe familjen time”, tha Rosio Oliva.

Ish-gratë e Maradonës në luftë edhe pas vdekjes së

Ish-gratë e Maradonës në luftë edhe pas vdekjes së

Burimi: Gazeta Shqip

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit