
Thashethemet dhe spekulimet vazhdojnë të bëjnë xhiron rreth çështjes së ndarjes së futbollistit maroken Achraf Hakimi me aktoren spanjolle-tuniziane Hiba Abouk.
Sipas thashethemeve të fundit që janë bërë tituj për rastin e divorcit të Hakimit dhe Abouk, ish-partnerja e yllit të futbollit thuhet se po kërkon një zgjidhje financiare për divorcin me vlerë 10 milionë euro, ose 11 milionë dollarë.
Një numër i mediave spanjolle raportuan lajmin, duke pretenduar se ekipi ligjor i Abouk kërkon 10 milionë euro, ndërsa futbollisti ofron të paguajë vetëm 2 milionë euro. Aktorja vendosi të ngrejë një padi kundër Hakimit për “mashtrim dhe keqadministrim të pasurive të tyre bashkëshortore”.
Këto raportime erdhën pas lajmeve se ylli i PSG ka transferuar pasurinë e tij nën emrin e nënës së tij, Saida Mouh. Por nëna e futbollistit mohoi pretendimet, duke lënë të kuptohet se ajo nuk ishte në dijeni të veprimeve të tilla.
“Nëse ai ka ndërmarrë ndonjë veprim unë nuk e di. Cili është problemi nëse lajmi është i vërtetë? Nëse djali im nuk e bën këtë, ai nuk do të mund ta heqë qafe atë grua”, tha nëna në fillim të këtij muaji./ Morocco World News