Ish-kampioni në Taekwondo vráu me breshëri ish-futbollistin e Vllaznisë, në kërkim edhe vëllai i Sebastianit

Ish-kampioni në Taekwondo vráu me breshëri ish-futbollistin…

29 vjeçari Sebastian Smakaj, bashkë me të vëllanë, Stjuart Smakaj, janë shpallur në kërkim nga Policia e Shkodrës, teksa dyshohen për vrásjèn e Gledis Krajës,.

Autor është Sebastian Smakaj, që ka qëlluar 14 plumbá, mbi drejtim të shokut të tij, 23 vjeçarit Kraja.

Në momentin e këtij átentáti, Smakaj ka qenë bashkë me vëllanë e tij, Stjuartin.

Ngjarja ka ndodhur pak metra pranë një lokali dhe picerie që ka familja Smakaj në qytetin e Shkodrës.

Sebastian Smakaj ka qenë kampion kombëtar në Taekwondo, titull që e ka fituar në vitin 2014 për peshën 80kg.

Ndërkohë, i vëllai i tij, Stjuarti, është person me precedent penál.

Ai është árrestuar në vitin 2015, pasi sulmuan me levá hekuri 3 punonjës policie.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë në Shkodër, në lagjen Daniel Matlija, ku mbeti i vrarë Gledis Kraja, edhe ky ish-sportist.

Kraja ka qenë ish-lojtar i klubit të futbollit të Vllaznisë.

Gledis Kraja u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.

Autori dhe viktima ishin shokë, ndërkohë policia dyshimet e para i ka për një sherr për motive të dobëta.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit