Ish-këshilltari pro-serb i Trump 'shfajësohet': Thaçi me Vuçiç kërkuan shkëmbim territoresh

Ish-këshilltari pro-serb i Trump ‘shfajësohet’: Thaçi me…

Ish-Këshilltari për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Bolton, i shkarkuar nga Presidenti Trump, ka vendosur që ti kundërvihet planeve të këtij të fundit.

Pasi është përfolur se po sponsorizonte dhe mbështeste planin për ndarje të re territoriale në Ballkan, mes Prishtinës dhe Beogradit, tashmë ai duket se po orvatet që të faturojë përgjegjësinë diku gjetkë.

Ditët e fundit mediat liberale anti-Trump, kanë trumpetuar një intervistë të pro-serbit Bolton, që sipas tyre ka vendosur të flasë “pa dorashka” për planin në Ballkan.

Duke u munduar që të heqë përgjegjësinë nga vetja, ambasadori i karrierës, ka vënë gishtin për të treguar “ideatorët e vërtetë”, të idesë së shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka përmendur me emër Hashim Thaçin dhe Aleksandër Vuçiçin, që sipas tij, janë ideatorë të një “projekti” që ai nuk e ka kundërshtuar.

“Nuk ka qenë ideja ime shkëmbimi i tokave, janë liderët e Kosovës dhe Serbisë që e kanë kërkuar”,- ka thënë ai për emisionin “Fokus”, të gazetarit Robert Papa.

Bolton në intervistën ku ka folur edhe për librin e tij të ri kundër Trump, ka pranuar edhe se, kjo ide kundërshtohej nga disa vende europiane.

Por ai ka theksuar se, nëse dy vendet arrinin marrëveshjen, vështirë se dikush do të kishte forcë ti dilte kundër.

“Një nga gjërat që do të diskutonim ishte këmbimi i tokave.

Por në Ballkan dhe Europë u prit me kundërshtime, se kishin frikë se një shkëmbim tokash atje, mund të ndodhte edhe në Europë, apo gjetkë.

Kjo ka ndodhur në histori, diçka me të cilën duhet të jetoni, ta pranoni.

Nëse Kosova dhe Serbia do kishin arritur marrëveshjen, dhe do të ishte një pjesë e saj ndërrimi i tokave, dhe një pjesë e BE do ishte kundër dhe do e kundërshtonte vallë?

Kjo nuk do ndodhte”,- është shprehur ai./Gazetaatdheu.com/

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit