Ish-konkurenti i “Për’puthen” i bën propozimin live Alesia Bamit, Albërije Hadërgjonaj: Ti nuk di çfarë do…

Ish-konkurenti i “Për’puthen” i bën propozimin live…

Albërije Hadërgjonaj, e ftuar në emisionin e “E Diell” do të ftohej nga djemtë për një kërcim, por njëri prej tyre ndërroi mendje.

Almendi, ish-konkurenti i “Për’puthen” vlerëson këngëtaren për paraqitjen e saj, por dëshiro një kërcim me Alesia Bamin. “Meqë dola beqar nga emisioni dhe Alesia po ashtu është beqare dhe meqë të dy pëlqejmë kërcimin, do të doja një kërcim me të. Kam ardhur me vetëbesim të plotë”.

Por, nuk munguan kritikat nga Albërije Hadërgjonaj. “Ti more djalë nuk di çfarë do. Që të kuptosh jetën, duhet të dish çfarë kërkon në jetë. Ti kalon nga dega në degë, erdhe këtë për një kërcim me mua dhe shkon i thua Alesias”.

Albërija kërceu me Marisi, një tjetër ish-konkurent të “Për’puthen” ndërsa Almendit “iu plotësua dëshira për një kërcim me modelen”. “Marisi është një nga modelet që tregojnë xhentilesë, ashtu si duhet të jenë djemtë shqiptarë”, tha Albëria pas kërcimit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit