Ish konkurrenti i Përputhen mund të dënohet për 3 vepra penale, sqaron avokatja

Ish konkurrenti i Përputhen mund të dënohet…

Ish konkurrenti i Përputhen mund të dënohet për 3 vepra penale, sqaron avokatja

Ish konkurrenti i përputhen Hysen Raman, njëkohësisht ish i dashuri i konkurrentes tjetër Alvisa është kthyer në vëmendje të të gjithëve për shkak të puntatës së Përputhen Prime.

Në këtë puntatë dolën disa informacione të pa njohura për publikun, ku Alvisa tregoi se ka qenë e kërcënuar dhe shantazhuar madje dhe dhunuar nga Hyseni.

Avokatja Megi Zonja ka folur sot mbi këtë temë në Shqipëria Live, ku ka treguar se mbi Hysenin rëndojnë tri vepra penale.

 “Hyseni ka konsumuar tre vepra penale, siç është shkatërrimi i pronës private, dhuna e ushtruar psikologjike, nëse ka pasur dhunë fizike në bazë të fotove duhet provuar.

Neni tjetër është përndjekja, neni 120A. Pra, ka tre vepra penale, që nëse flasim si jurist, zotëria në fjalë i ka kryer vajzës”, tha ajo.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit