Ish-konkurrenti i ‘Përputhen’ shpreh pëlqimin për Bora Zemanin

Ish-konkurrenti i ‘Përputhen’ shpreh pëlqimin për Bora…

Gjatë një intervistë që zhvilloi në emisionin “Në pranga”, Atdhe Xheravira ka folur shumë gjatë rreth jetës së tij personale dhe specifikisht për lidhjen e tij me Sarën.

Ai ka zbuluar se ka qenë Sara ajo e cila e ka marrë vendimin e ndarjes dhe se të dy ata tashmë po jetojnë jetën e tyre, ndonëse Atdheu e ka lënë këtë çështje ende pezull.

“E dëgjova me një intervistë Sarën që thoshte se nuk kthehem më me Atdheun. Jetës nuk i dihet i them Sarës, kurrë mos thuaj kurrë. Më ka lënë ajo mua” – tha Atdheu.

Ndër të tjera, një nga deklaratat që bëri më shumë përshtypje ishte pjesa kur ish-konkurrenti ku shpreh se për Bora Zemanin i bën 10 vite burg.

“Dukej sikur kishe debulesë për Borën”– i drejtoi pyetjen drejtuesi emisionit.

 “Komplimente nuk i kam bërë ndonjëherë, kam respekt. Është moderatorja e emisionit dhe kam respekt. Bëja 10 vite burg për Borën. Kam shumë respekt, sidomos kur ishin këto turet. Nuk kemi pasur shumë muhabet me Arjanin dhe Borën. Tashmë që mbaroi Përputhen u familjarizuam dhe kuptova që ishin shumë njerëz të thjeshtë” – tha Atdheu.

Image
Image
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit