Ish-konkurrentja del kundër Saimirit: Më ftoi fshehtas të shkoj tek vila e tij

Ish-konkurrentja del kundër Saimirit: Më ftoi fshehtas…

Ish-konkurentja e ‘Love Story’, Silvana Xhani ka qenë në qendër të mediave këtë javë për shkak të deklaratave dhe akuzave të saj për Saimrin. Pas eleminimit ajo tha që Saimiri po kërkon vajza që ta argëtojnë, por ajo nuk është në këtë kategori.

Silvana akuzoi 33-vjeçarin se ka ftuar vajzat në vilën e tij, gjë që është e ndaluar nga produksioni dhe se ky i fundit duhet t’ia kontrollojë mesazhet. Mirëpo, ishte drejtuesja e emisionit Alketa Vejsiu ajo që tha se ia kanë kontrolluar telefonin dhe se nuk kanë gjetur asgjë.

Silvana ka nxjerrë edhe disa provat, duke publikuar në Instastory bisedat e Saimirit me të dhe 2 vajza të tjera ku ai i fton në shtëpinë e tij.

Së fundmi, duket se asaj i është bashkuar një tjetër ish-konkurrente. Bëhet fjalë për Vivien Thano, e cila nëpërmjet një postimi në Instastory shkruan se i beson deklaratave të Silvanë, Kejdës etj., sepse edhe atë e ka ftuar në shtëpi, por ajo ka refuzuar.

Kujtojmë se ndarja e Vivien nga emisioni nuk ishte shumë paqësore. Ajo tha se në momentin që puth një vajzë Saimiri duhet të mbajë një përgjegjësi, sepse nuk është e moralshme që t’i puthë të gjitha me radhë. Ndërkohë “princi modern” tha se puthjen e konsdieron si një etapë të dashurisë, madje si stacionin e parë drejt dashurisë.

Image
burimi: boldnews
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit