Ish-kryeatri i LSI "nxjerr blof" kryeministrin Rama me fakte: BE ka 15 kushte për Shqipërinë

Ish-kryeatri i LSI “nxjerr blof” kryeministrin Rama…

Zv.kryetari i LSI-së, Petrit Vasili, i përgjigjet kryeministrit Edi Rama për 15 kushtet e BE për integrimin e Shqipërisë.

Vasili publikon në rrjetet sociale, pjesë nga dokumenti i Këshillit të Ministrave të BE, ku sipas tij, janë 15 kushtet dhe nuk i luan topi.

Reagimi i Vasilit:

Edi Rama i mberthyer per gryke genjen prap per 15 kushtet!(DOKUMENTI).

Ja si genjeu prap genjeshtari pa sherim Rama dhe tha sot:

“Po mirë, kur paska 15 kushte për nisjen formale të negociatave për anëtarësim, për çfarë duhej kjo rezoluta e partive aleate të PD në Parlamentin Europian që u votua pa konsensus? E pra, nuk ka 15 kushte për uljen në tryezë me BE”.

Ka plot 15 kushte dhe nuk i luan topi, bile me DOKUMENT qe ne 24 Mars.

Atij DOKUMENTI te 24 Marsit Rezoluta e Parlamentit Europian i vuri mbreme nje vule te madhe me te djathte e te majte.Aq sa edhe relatori ishte i majte.

Ne 24 mars Keshilli i Ministrave te BE ka vendosur plotesimin e detyruar te 15 kushteve PERPARA hapjes se negociatave.

I ka rreshtuar nje per nje Kushtet nga i pari tek i fundit.

JA PER HERË TE PARE DOKUMENTII ORIGJINAL i dates 24 Mars, i cili ju fsheh shqiptareve te mbyllur ne karantine, mberthen per gryke Kryegenjeshtarin e qeverise.

Lexoni kete DOKUMENT shume te rendesishen qe ju fsheh publikut dhe krahasojeni me genjeshtrat e trasha te ketij njeriu ne hall te madh dhe qe s’di ku te fuse as koken.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit