Ish-kryeministri Boris Johnson dëshmon për pandeminë covid-19 përpara gjykatës

Ish-kryeministri Boris Johnson dëshmon për pandeminë covid-19…

Boris Johnson ka qenë kryeministër i Anglisë nga viti 2019 deri në vitin 2022 ku dha dorëheqjen pas një serie skandalesh ku ai vetë ishte i përfshirë. Midis të cilave qe i pranishëm në mbrëmjet ku konsumohej alkol në rrugët ku janë rezidencat qeveritare në Downing Street gjatë vitit 2020 dhe 2021 ku shumica e njerëzve detyroheshin të qëndronin në shtëpi për shkak të masave të marra nga qeveria e Boris Johnson.

Boris Johnson këtë të mërkurë ka arritur 3 orë përpara në mënyrë që të mos kishte konfrontime me familjarët ku ishte i ftuar si dëshmimtar në hetimet zyrtare që janë ngritur në fund të vitit 2021 pas konsultimeve publike ku deri më tani 150 familje kanë dhënë dëshmitë e tyre dhe janë marrë në pyetje zyrtarë të lartë të qeverisë.

“Mund të them se i kuptoj ndjenjat e familjeve të viktimave dhe më vjen shumë keq për humbjen e të afërmve, dhimbjet dhe vuajtjet e tyre.” – ka deklaruar Boris Johnson në seancë.

Numri total i jetëve të humbura gjatë pandemisë është më shumë se 230 mijë dhe me miliona njerëz të infektuar nga covid-19.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit