Ish-kryeministri holandez dhe gruaja e tij vdesin të kapur dorë për dore me eutanazi

Ish-kryeministri holandez dhe gruaja e tij vdesin…

Bashkë, të kapur dorë për dorë, kështu zgjodhën të ikin nga kjo jetë, ish-kryeministri i Holandës Dries van Acht dhe bashkëshortja e tij Ezeni. Ata përdorën metodën e eutanazisë dhe vdiqën të hënën, teksa u varrosën në praninë e një rrethi të ngushtë familjar.

Lajmi është bërë i ditur nga Forumi i të Drejtave, një institut kërkimor i themeluar nga Dries van Acht, i cili njoftoi vdekjen e çiftit të premten. 93-vjeçari Dries van Acht dhe gruaja e tij në të njëjtën moshë, Ezeni van Acht-Krekelberg, vdiqën në qytetin e Nijmegen. Dries van Acht ishte kryeministër i Holandës nga viti 1977 deri në 1982.

Çifti i dha fund jetës pas 70 viteve martesë. “Ai vdiq dorë për dore me gruan e tij të dashur Eugenie van Agt-Krekelberg, e cila ishte mbështetja e tij për më shumë se 70 vjet”, thuhej në deklaratë. Ata ishin të rënduar nga gjendja shëndetësore prej disa vitesh. Në vitin 2019, Van Agt pësoi një hemorragji në tru, teksa mbante një fjalim në një ngjarje përkujtimore për palestinezët dhe nuk u shërua kurrë plotësisht.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit