Ish-kryeministri i Pakistanit dënohet me 10 vite burg

Ish-kryeministri i Pakistanit dënohet me 10 vite…

Ish-kryeministri i Pakistanit Imran Khan dhe një prej zyrtarëve të lartë të partisë së tij Shah Mahmood Qureshi janë dënuar me 10 vite burgim secilin pasi ata u gjetën fajtorë për zbulim të sekreteve shtetërore. Vendimi u morr nga Gjykata Speciale në Pakistan pas shqyrtimit të provave.

Gjykatësi i Gjykatës Speciale Abul Hasnat Zulqarnain bëri të ditur vendimin më 30 janar në një seancë të mbajtur brenda burgut Adiala.

Imran Khan u rrëzua nga pushteti përmes një mocioni mosbesimi në Parlament në prill të vitit 2022 aktualisht është duke vuajtur një dëmin prej tre vjetësh burgim për një rast korrupsioni. Imran Khan gjithashtu i është ndaluar që të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të caktuara për 8 shkurt për shkak të një dënimi paraprak.

Zyrtarë të Partisë PTI të Imran Khan thanë se do të sfidojë vendimin dhe tha se ka shpresë që dënimi do të anulohet.

Ne nuk e pranojmë këtë vendim të jashtëligjshëm.” – ka thënë avokati i Imran Khan në rrjetet sociale.

Dënimi vjen pasi Imran Khan kishte zbuluar një dokument konfidencial diplomatik gjatë një tubimi publik pas rrëzimit të tij nga pushteti më 2022.

Imran Khan pretendoi se dokumenti ishte dëshmi se rrëzimi i tij ishte orkestruar nga Ushtria e Pakistanit në koordinim me Shtetet e Bashkuara.

Dokumenti nuk është bërë publik, por duket se ai përmbante një komunikim të një kabllogrami diplomatik mes Ambasadës së Pakistanit në Washington me Ministrinë e Jashtme të Pakistanit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit