Ish-kryeministri “rrëzon përtokë” Ramën dhe Bashën në rrjete sociale

Ish-kryeministri “rrëzon përtokë” Ramën dhe Bashën në…

Duket se ish-kryeministri Sali Berisha është politikani më aktiv në Facebook për momentin. Në 34 postime ka marrë mbi 275 mijë reagime nga njerëzit gjatë javës së fundit. Këto të dhëna janë grumbulluar nga agjencia këshillimore “Terra”, ndërsa studimi është kryer në dy periudha; 13-19 dhjetor dhe 20-26 dhjetor.

Po analizohet numri i reagimeve, postimeve dhe KUP (Kilo user/ post=Totali i reagimit në postim) që çdo politikan përfaqëson. Berisha, që  ka një numër më të vogël “like” në faqen e tij se sa kryeministri Edi Rama, ka shpërndarë në javën e fundit pesë postime më pak se sa kryeministri, por ka marrë më shumë reagime se ai. Lulzim Basha, pati 16 postime në javën e fundit dhe mori 38 mijë reagime.

Edi Rama, i cili është prej kohësh shumë aktiv në Facebook, pati 39 postime javën e fundit dhe mori 271 mijë reagime, duke shënuar një diferencë shumë të vogël me rivalin e tij historike në rrjetet sociale, ish-kryeministrin Sali Berisha.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit