Ish-kryetarja e Bashkisë Prrenjas paditet në SPAK për shpërdorim detyre

Ish-kryetarja e Bashkisë Prrenjas paditet në SPAK…

Ish-kryetarja e Bashkisë Prrenjas, Miranda Rira është paditur në SPAK.

Ajo është paditur nga kryetari aktual, Nuri Belba dhe akuzohet se ka abuzuar me tenderin e ndërtimit të një fushe sporti në Prrenjas.

Në datë 23 janar 2019, u zhvillua procedura e prokurimit e hapur për ndërtimin e fushës së re të sportit me fond limit 82, 544, 578 lekë, ku sipas kryetarit të bashkisë, Nuri Belba ka pasur shkelje.

Më herët,  Miranda Rira i ka cilësuar akuzat dhe padinë si politike.

 

/boldnews

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit