Ish-lideri i Hong Kongut për pavarësi nga Kina kërkon azil politik në Angli

Ish-lideri i Hong Kongut për pavarësi nga…

Tony Chung është dënuar me 43 muaj me burg për përpjekjet përpavarësi nga Kina. Ai është dënuar për shkelje të ligjit të sigurisë kombëtare në Kinë dhe ka refuzuar të pranojë të dënohet duke ikur në Angli për të kërkuar azil politik.

Në vitin 2020 Pekini ka vendosur ligjin e sigurisë kombëtare pas protestave kundër qeverisë kineze për pavarësi nga Kina. Në ligj përfshihen vepra që synojnë përmbysjen e qeverisë, shkëputjen e pjesëve të territorit të kinës, bakëpunimin me shtetet e huaja dhe ekstremizmin. Ligji i vendosur nga Pekini parashikon masa të rënda deri në burgim të përjetshëm për shkelësit.

Në gjashtë muajt e fundit kam qenë pa të ardhura, pa asnjë punë dhe oficerët e sigurisë kombëtare të Kinës vashdonin të më detyronin për të më nitur që të bashkohesha me ta. Nga muaji tetor e deri më sot kam pasur konsulta me mjekët perëndimorë dhe kinezë të cilët kanë diagnostikuar gjendjen time si pasojë e stresit dhe faktorëve psikologjikë të cilët kanë shkaktuar një sistem imunitar të bobët.” – ka thënë Tony Chung në intervistën për Washington Post.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit