Ish-lojtari i Barcelonës bën deklaratën e fortë: Messi shkurtabiq dhe gjysmë autik

Ish-lojtari i Barcelonës bën deklaratën e fortë:…

Christophe Dugarry ka tronditur botën e futbollit. Ish-sulmuesi i Barcelonës gjatë sezonit 1997/98 ka lëshuar fjalë të tmerrshme kundrejt Lionel Mesit, duke komentuar bashkëjetesën e vështirë mes “Pleshtit” dhe francezit Griezmann.

“Antoine paskësh frikë nga një kalama shkurtabiq dhe gjysmë autik? Ai e ha të gjallë atë!”

Por Dugarry është bërë menjëherë pishman për fjalët që ka thënë duke kërkuan djesë në rrjetet sociale.

“Jam i keqardhur për ato që thashë ndaj Lionel Messi. Nuk doja të ofendoja njerëzit me shqetësime të tilla, nuk ishte ky qëllimi im. U kërkoj ndjesë atyre që kam ofenduar dhe do ta bëj sërish”.

Dugarry është ish-futbollist i Milan, Barcelona e Marseille, si dhe kampion Bote dhe Evrope me Francën./GazetaAtdheu.com/

Christophe Dugarry gjatë sezonit 1997/98 me Barcelonën

 
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit