Ish-ministri e quajti Skënderbeun sllav, reagon Bes Kallaku: Nuk është deklaratë pa shkak

Ish-ministri e quajti Skënderbeun sllav, reagon Bes…

Së fundmi, mediat kanë risjellë në vëmendje një deklaratë të bujshme të ish-ministrit të Punëve të Jashtme dhe historianit të njohur, Paskal Milo. I ftuar 2 vite më parë në një emisionin, Milo është shprehur se heroi kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, ka qenë sllav dhe se ai nuk ka punuar për Shqipërinë, por për kryqin dhe provincat e tij sllave.

Kjo deklaratë e tij ka shkaktuar shumë reagime të ashpra në rrjet dhe një ndër ta është edhe aktori i humorit, Bes Kallaku. Ai thotë se bota nuk i ka dhe i krijon heronjtë nga hiçi, ndërsa ne i mohojmë edhe ata që kemi.

Ndër të tjera, ai shprehet i bindur se këto nuk janë deklarata rastësore, por të mirëmenduara, dhe këtë e dinë shumë mirë patriotët e vërtetë shqiptarë.

Reagimi i plotë i Kallakut

Bota heronjtë nuk i ka dhe i krijon nga hiçi! Ne si komb i kemi dhe duam t’i mohojmë! Nuk janë pa shkak hera-herës deklarata nga intelektualë apo historianë që duan të mohojnë origjinën shqiptare dhe madhështinë e hyjnorit Gjergj Kastrioti! Arsyen se pse ndodh kjo gjë, shumë nga miqtë e mi patriotë të vërtetë e dinë mirë!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit