Ish-ministri i Ramës iu “përvishet” ambasadorëve/ Me çfarë i kërcënojnë palët këto kohë?!

Ish-ministri i Ramës iu “përvishet” ambasadorëve/ Me…

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe debatet në lidhje me Reformën Zgjedhore.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shigjeton ambasadorët e SHBA, BE-së dhe Britanisë, për të cilët thotë se sa vjen dhe iu ka më pak peshë fjala.

“Jam kurioz këto ambasadorët që bëjnë si negociatorë për disa rrjeshta ligj zgjeshjesh, me çfarë i kërcënojnë palët këto kohë?!

Zonja e Amerikës duhet të ndalë dhunën në vendin e vet si fillim. Presidenti i vendit të saj jeton në tunelin e sigurisë. Te jetë duke menduar për reformën tonë zgjedhore thua?!

Qesharake, apo jo?!

Zotëria i BE-së, që bën sikur po na hap rrugën për në orgazatën që përfaqëson, sheh që vetëm po na shtohen kushtet. E mori detyrën kur kishin vetëm 5 prioritete, pastaj na u bënë 9 kushte sot janë 15. Më duket se u shtua dhe halli i drogës, pra u bënë 16.

Lëvizja e lirë e paralizuar. Një dreq e di se kur rivendoset… Soreca nuk e di, sigurisht.

Pra përfaqësuesi i BE nuk kërcënon më me asgjë në emër të BE-së. Kjo e fundit vetëm na largohet. Ndërkohë BE në vetvete kërcënohet më shumë se kurrë më parë nga vetshpërbërja.

Zotëria nga Britania, nuk është as Amerikë e as Europë. Thjesht Britani.
Pa lidhje me këtë vend.

Ndaj kuriozohem të kuptoj se çfarë thonë, që i bëjnë ata ende “të rëndësishëm”?!

Ç’mesazhe japin këto kohë kur faktet e ngjarjet ulërasin çdo ditë nga vendet që ato përfaqësojnë?!

Pesha e fjalëve të tyre është më e lehta që ka qenë ndonjëherë. Jo era, por thjesht fryma i largon fjalët e tyre…”-shkruan Manjani.

Më tej, ish-ministri thekson se problemet tona do ti zgjidhim vetë ne dhe jo ambasadorët.

“Nejse, sa më takon vetëm më forcohet bindja se problemet tona do ti zgjidhim vetëm ne vetë. Kur i djallosim, tregon se bashkëjetojmë me djallin dhe ambasadorët nuk kanë asgjë në dorë të na e heqin.

Në fakt kështu ka qenë gjithmonë…”-përfundon postimin e tij Ylli Manjani. /cna.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit