"Suksese në jetë"/ Ilir Beqaj hynë në SPAK si i pandehur

“Suksese në jetë”/ Ilir Beqaj hynë në…

Ilir Beqja u thirr këtë të hënë pranë SPAK në cilësinë e të pandehurit. Ish-ministri i Shëndetësisë akuzohet nga drejtësia e re për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës” për dhënien e koncesionit të Sterilizimit. Emri i Beqajt ishte i pari që u dorëzua në SPAK pas krijimit të Strukturës së Posaçme AntiKorrrupsion. Pas afro 4 vitesh heshtje, SPAK vendosi që të marrë si të pandehur zyrtarin e parë të akuzuar pran tyre.I shoqëruar nga avokati i tij, Ilir Beqja kreu masën e vendosur nga SPAK për detyrim paraqitje sipas ligjit. Njëkohësisht prokurorët i kanë sekuestruar pasaportën, për të shmangur çdo lëvizje të Beqajt jashtë vendit. Pas daljes nga SPAK, Beqaj përsëriti të njëjtat fjalë që thoshte edhe më herët për sterilizimin, ndonëse për këtë çështje sot është në bangën e të akuzuarve. “Përveç rezervave, kam vendosur që mos të kundërshtojë. Ajo që kemi bërë për shëndetësinë ka qenë një gjë e mirë. Për çështjen në fjalë bëhen 8 vite për çështjen në fjalë. Në këto 8 vite 400 kirurgët operojnë në kushte bashkëkohore, shqiptarët operohen në kushte sterile, dhe në çdo operacion i kursehen qëndrimet në spital.”, tha Beqaj.Deri në një hetim më të plotë, Beqaj duhet të paraqitet në SPAK të hënën e parë dhe të hënën e tretë të çdo muaj. Për këtë çështje SPAK vendosi të mbajë në burg ish-zv.ministrin Klodian Rjepaj si dhe biznesmenin Ilir Rrapaj. Ky i fundit dyshohet se rriti kostot e shërbimit duke marrë më shumë para seç parashikonte kontrata fillestare. Koncesionari përfitoi 17 milionë euro, 3.6 milionë euro më shuëm se parashikimi dhe dyfishin e vlerës që shpenzohej më herët për këtë proces kur kryhej nga shteti.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit