Ish-ministri i Shëndetësisë fajëson qeverinë për rritjen e numrit të të infektuarve me Covid-19

Ish-ministri i Shëndetësisë fajëson qeverinë për rritjen…

Ditën e sotme në vendin tonë janë regjistruar 42 raste të reja me koronavirus, një numër rekord ky që nga fillimi i pandemisë. Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu u shpreh se kurba ka qenë e pabesueshme, pa trend në Shqipëri.

“Unë e kam thënë që situata, kurba ka qenë e pabesueshme, pa trend. U nis që në fillim gabim që nga masat e marra. Vazhdojmë të jemi në një amulli të plotë, nuk shfrytëzojmë rezervat e brendshme siç janë mjekët e familjes” tha mjeku.

Dështim i plotë i qeverisë edhe në bazë të shifrave të të infektuarve, më të larta se kurrë, dhe për çudi edhe rezultatet e të testuarve komunikohen vetëm nëpërmjet telefonit. Gjithashtu kemi një mungesë të një strategjie e kriteresh që ka prodhuar atë kurbë.” – u shpreh Shehu për Fax News.
Mjeku tha se mos aktivizimi i mjekut të familjes e gjendjes së pa pranueshme të strukturave spitalore qeveria tenton t’i fshehë pas akuzave cinike ndaj personelit për gjoja mos respektim të rregullave prej tij, kur në fakt ai u la i pa mbrojtur e i pa testuar, duke u bërë viktimë e gjendjes së përgjithshme.

“Hedhja me cinizëm e përgjegjësisë tek qytetarët kur këta as me maska nuk janë pajisur, a me keq kane pësuar një krim kundër “njeriut” nga grumbullimi i qindra forcave e provokimi i protestave me prishjen e Teatrit apo deklaratave absurde si ajo e përsëritjes së infektimit tek një i shëruar. Dhe inagurimit të strukturave fantazëm me emërtime absurde si ai “spital-karantinë”, gjë që nuk egziston as si koncept.” – tha ai.
/Marrë nga Fax news/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit