Ish-ministri 'tradhton' LSI-në dhe bashkohet me 'Rilindjen': Jam në krah të zotit Klosi dhe do jem në krah të tij!

Ish-ministri ‘tradhton’ LSI-në dhe bashkohet me ‘Rilindjen’:…

Ish-ministri i drejtësisë nga radhët e LSI-së Nasip Naço dhe njëherësh eksponent i lartë i kësaj force politike ka kaluar zyrtarish me PS-në, teksa u shfaq sot në ditën e ujit të bekuar në krah të ministrit të turizmit Blendi Klosi.

Naço tha se vendi nuk ka më nevojë për eksperimente politike, dhe qytetarët e Beratit ndihen të përfaqësuar vetëm në një koalicion të së majtës.

“Vendi ka nevojë për të ecur para, unë kam qenë pjesë e kabinetit qeveritar, kontributi im ndoshta ka qenë modest, por përkushtimi për Reformën në Drejtësi ka qenë shumë i madh. Sot jam me zotin Klosi po ajo që dua të them është se dhe në të ardhmen do të jem krah tij. 

Shqipëria nuk ka më nevojë për eksperimente politike, nuk ka nevojë për njerëz që janë vasalë, ka nevojë që të përfaqësojeë qytetarët të cilët kërkojnë që votat e tyre të kalojnë me të majtën. Eksperimentet janë të së kaluarës. Mesazhet që më vinë nga qytetarët janë që unë të vijoj të jap kontribut për këtë qytet”, u shpreh Naço.

Ndërkohë që Naço dhe Klosi thanë se në zgjedhjet e ardhshme PS në Berat do të marrë 5 mandate. Ndërkohë që po sot në Berat ishte dhe presidenti Ilir Meta, me të cilin Naço e shmangu një takim të mundshëm, pasi u shfaq më vonë në ceremoninë e ujit të bekuar, ku hidhet edhe kryqi që kapet në ujë nga ana e besimtarëve të krishterë./Faxnews

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit