Ish-mis Bota me COVID, shtrohet në spital

Ish-mis Bota me COVID, shtrohet në spital

Ish Miss Bota, Aishwarya Rai Bachchan, është shtruar në spital në Indi, e sëmurë me COVID-19.

Bashkë me të, edhe vajza e saj tetë-vjeçare.

Superstari i industrisë indiane kinematografike Bollywood, së bashku me të gjithë familjen e saj janë në spitalin Nanavati në Mumbai.

Javën e kaluar u zbulua bashkëshorti i saj Abhishek Bachchan dhe vjehrri Amitabh Bachchan, gjithashtu aktorë të famshëm, ishin shtruar në spital.

Aishwarya Rai, e cila ka luajtur dhe në filmin e Hollwood “The Pink Panther 2,” ishte më herët në izolim në shtëpi para se gjendja të përkeqësohej.

Dje India kaloi 1 milionë raste me COVID-19 duke u bërë vendi i tretë më i infektuar i botës pas Brazilit dhe SHBA, sipas BBC.

/Gazetaatdheu.com/

[ngg src=”galleries” ids=”190″ display=”basic_imagebrowser”] 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit