Ish-mis Kosova nxjerr fotot, tregon si e dhunonte bashkëshorti

Ish-mis Kosova nxjerr fotot, tregon si e…

Ish-mis Kosova dhe këngëtarja e njohur Drenusha Latifi ka tronditur opinionin publik me deklaratat e bëra së fundi në një emision, sa i përket jetës së saj personale.

Ajo tregoi se ka qenë e dhunuar fizikisht dhe piskologjikisht nga bashkëshorti i saj, në kohën kur kanë bashkëjetuar. “Nëse është dhunë fizike ajo kalon, nuk e harron por kalon, mirëpo dhuna psikike asnjëherë nuk kalon”, është shprehur ish-misi.

Më tej Latifi ka thënë se bashkëshorti e kishe dhunuar dhe në sy të së ëmës. Teksa ka përmendur një rast tjetër, ajo ka thënë se ishte një ditë para datëlindjes së vajzës të tyre, teksa ndodheshin me pushime në Sarandë për të xhiruar klipin e një kënge. Prej një viti çifti janë ndarë nga njëri-tjetri dhe ndodhen në proces gjyqësor.

Vetë ish-pratneri i saj Atilla Kardesh i ka mohuar këto akuza duke thënë se janë të pavërteta, por misi ka nxjerrë fotot që vërtetojnë dhunën fizike ndaj saj. E gjithë dëshmia ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, ku Drenusha ka marrë shumë mbështetje nga ndjekësit duke u konsideruar si një shembull që duhet të ndiqet dhe nga vajzat e tjera që bien preh e dhunimit nga partnerët.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit