Ish-partnerja refuzoi të kthehej me të, shqiptari var veten

Ish-partnerja refuzoi të kthehej me të, shqiptari…

Në Greqi ka ndodhur një ngjarje e rëndë, Pasi u deklarua i humbur, një 32-vjeçar me origjinë nga Shqipëria i ka dhënë fund jetës duke u varur. Konkretisht tragjedia është regjistruar në Markopoulo të Ilisë në Greqi, ku i riu shqiptar është gjetur i varur në pemë. Sipas thebest.gr, i riu nga Shqipëria ka kërcënuar se do të bënte vetëvrasje pasi ish-partnerja nuk donte që të kthehej më me të. Shqiptari kishte munguar prej kohësh në vendin ku jetonte e kur ka shkuar ka kërkuar rilidhjen me partneren, por se ajo ka refuzuar. Ai është kthyer në shtëpi e ka shfaqur tendenca për të kryer vetëvrasje. Ish-partnerja e viktimës ka thënë në polici se ka marrë mesazhe nga i riu shqiptar se do të kryente vetëvrasje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit