Ish-polici në Mal të Zi vret gruan, djalin dhe veten, vajza shpëton duke u hedhur nga dritarja

Ish-polici në Mal të Zi vret gruan,…

Marko Drobnjak, ish-inspektori i Departamentit për Luftën kundër Drogës dhe Kontrabandës në Podgoricë, ka vrarë gruan e tij shtetasen me iniciale V. D. dhe djalin e tij me iniciale M. D., dhe më pas kreu vetëvrasje.

Nga ngjarja ka shpëtuar vajza e autorit e cila pasi pa bababin të vriste nënën, vëllanë u hodh nga dritarja duke shpëtuar dhe më pas duke kërkuar ndihmë. Tragjedia ka ndodhur gjysmë ore pas mesnate. Ndërkohë nuk dihet ende shkaku.

“Hetimet në vend janë kryer nga prokurori i shtetit në Prokurorinë e Lartë në Podgoricë me pjesëmarrjen e ekspertëve balistikë dhe oficerëve të Departamentit të Sigurisë në Podgoricë. Sipas informacioneve të disponueshme, arma e cila është përdorur si mjeti i kryerjes së kësaj vepre ka qenë në posedim privat, në vendngjarje janë gjetur edhe dy armë zjarri, për të cilat policia do të konstatojë nëse ato janë në posedim të ligjshëm”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Policisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit