Ish-polici Nevaldo Hajdaraj dënohet me 10 vite burg për vrasjen e Klodian Rashës

Ish-polici Nevaldo Hajdaraj dënohet me 10 vite…

Ish-polici Nevaldo Hajdaraj është dënuar me 15 vite heqje lirie për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.

Hajdaraj ka përfituar gjykim të shkurtuar, ndaj dënimi i ulet në 10 vite burg.

Në orët e para të 8 dhjetorit të vitit 2020, Nevaldo Hajdaraj që ishte duke patrulluar në zonën e Laprakës, së bashku me një koleg, pikasi të riun Klodian Rasha që po qëndronte buzë rrugës, jashtë orarit të karantinës, që në atë kohë ishte pas orës 22:00.

Hajdaraj i bëri thirrje të ndalonte por Rasha u largua me vrap, ndërsa efektivi i policisë vendosi ta ndjekë dhe më pas e qëlloi me armën e shërbimit duke i shkaktuar vdekjen.

Vrasja e Klodian Rashës nxiti mbi një javë protesta në Tiranë, duke çuar edhe në dorëheqjen e ish-ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

Babai i Klodian Rashës, Qazim Rasha në përfundim të seancës u shpreh i pakënaqur me vendimin e gjykatës, duke thënë se “krimineli mori rolin e viktimës”.

Ish-polici Hajdaraj para se t’i komunikohej dënimi, kërkoi falje për vrasjen e Klodian Rashës dhe i shprehu ngushëllimet familjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit