Ish-Prokurori Trenova: Strasburgu do rrëzojë me 99 %, Reformën në Drejtësi

Ish-Prokurori Trenova: Strasburgu do rrëzojë me 99…

I ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv, ish-prokurori Gentian Trenova, ka thene se Reforma në Drejtësi ka rënë, sidomos pas zhvillimeve të fundit, kur një nga anëtarët e KPAA, Luan Daci është shkarkuar për deklarim të të dhënave të rreme në formular.

Sipas ish-Prokurorit Trenova, fakti që Daci u shkarkua, të gjitha mbledhjet ku ai ka marrë pjesë dhe ka firmosur shkarkimin e gjyqtarëve të tjerë duhet të bëhen nul, dhe për pasojë këta të fundit të kthehen në detyrë.

‘Reforma në Drejtësi ka rënë plotësisht, për më shumë edhe pas shkarkimit nga detyra nga Kolegji i Posaçëm i Apelit i gjyqtarit Luan Daci, ku pas këtij shkarkimi të gjitha vendimet e  KPA duhet të jenë nul dhe të gjithë gjyqtarët që janë shkarkuar duhet të kthehen në punë dhe të dëmshpërblehen.’

Mund të ketë edhe një vendim të Gjykatës së Strasburgut. Pritshmëria është që Gjykata e Strasburgut ta rrëzojë me 99 përqind Reformën në Drejtësi.

Dyshohet se ka një marrëveshje për ti vonuar çështjet. Gjykata e Strasburgut do të japë një vendim të vonë për ti dhënë kohë institucioneve për të bërë çfarë kanë të bërë.

Gjithë reforma është në kundërshtim me të gjitha Konventat për të Drejtat e Njeriut’, tha Trenova.

Pasojë e ligjore është që vendimet që ka marrë si gjyqtar Luan Daci në mbledhjet ku ka marrë pjesë duhen të konsiderohen të pavlefshme.

Moralisht, reforma ka rënë që në momentin që një gjyqtar i shkarkuar nga detyra nuk mund të emërohej në një një institucion të tillë.

Pasojë tjetër, është që Luan Daci nuk është i vetmi. Por ka edhe të tjerë si ai në shkelje me ligji’, theksoi gjate intervistes se tij, ish-prokurori Gentian Trenova.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit