Ish-punonjëset ankohen për drejtuesen: Na detyronte të pastronim tualetet, na ofendonte për peshën

Ish-punonjëset ankohen për drejtuesen: Na detyronte të…

Matilda Djerf, influencerja suedeze dhe themeluesja e markës së modës Djerf Avenue, po përballet me akuza të rënda për sjellje bullizuese dhe abuzive ndaj punonjësve të saj. Djerf, e cila themeloi markën në vitin 2019, është akuzuar nga 11 punonjës aktualë dhe ish-punonjës për trajtim të keq dhe komentet nënçmuese në vendin e punës. Ata raportuan për gazetën suedeze Aftonbladet se influencuesja kishte sjellje të tillë që i bënte ata të qanin rregullisht, duke i fyen dhe i burtitur.

Djerf, e cila ka shënuar një sukses të madh me markën e saj, e cila ka një vlerë prej 35 milionë dollarë në vetëm katër vjet, mohoi akuzat dhe u shpreh se ajo kurrë nuk ishte përgatitur për përgjegjësitë që vinin me udhëheqjen e një kompanie të madhe. Ajo pranoi se nuk kishte pasur eksperiencë si lider dhe tha se ishte përpjekur të bëhej një udhëheqëse më e mirë për punonjësit e saj. Për të adresuar shqetësimet, Djerf tha se kishte bërë disa ndryshime në kulturën e kompanisë, duke përfshirë punësimin e një ekipi të ri menaxhues dhe organizimin e anketimeve anonime për punonjësit çdo muaj.

Megjithatë, disa akuza mbeten të papërgjigjura, përfshirë akuzat për “terror psikologjik” dhe komentet e nënçmuese ndaj modeleve plus-size që punonin për markën. Një ish-punonjës theksoi se Djerf kishte kërkuar që fotot e modeleve të ripërpunoheshin, pasi ato “dukeshin shumë të shëndosha” në disa rroba.

Një tjetër ankesë tha se influencerja kishte një tualet të veçantë për “punonjësit e dashur”, dhe ata që shkelnin rregullin për të hyrë atje pa lejen e saj ishin të detyruar ta pastronin si ndëshkim. Djerf u përgjigj në Instagram, duke theksuar se ishte duke punuar për të përmirësuar situatën dhe se kishte bërë përpjekje për të krijuar një mjedis më të shëndetshëm pune, por ajo shmangu të komentonte disa nga akuzat më serioze.

Kjo situatë ka ngjallur reagime të ndara mes ndjekësve të saj. Disa mbështesin ende influencuesen, duke cilësuar akuzat si “gënjeshtra” dhe “ekzagjerime”, ndërsa të tjerë kërkojnë që ajo të marrë përgjegjësinë dhe të kërkojë falje publike, duke sugjeruar gjithashtu që të ulë çmimet e produkteve të saj si një lloj faljeje.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit