Ish-shefi i Google ngre alarmin: Inteligjenca artificiale do mund të vras shumë njerëz në të ardhmen

Ish-shefi i Google ngre alarmin: Inteligjenca artificiale…

Ish-shefi ekzekutiv i Google ka paralajmëruar se inteligjenca artificiale (AI) ka potencialin të dëmtojë ose të vrasë shumë njerëz në të ardhmen e afërt.

Eric Schmidt tha se inteligjenca artificial po evoluon në mënyrë shumë të shpejtë sa do të jetë e vështirë të përmbahet në të ardhmen dhe pasojat e saj do të jenë tragjike.

Shqetësimi im me AI është në të vërtetë ekzistencial dhe rreziku ekzistencial përkufizohet si shumë, shumë, shumë, shumë njerëz të vrarë. Dhe ka skenarë që tregojnë se shumë shpejt këto sisteme do të jenë në gjendje të gjejnë shfrytëzime, çështje kibernetike ose të zbulojnë lloje të reja biologjie,” tha zoti Schmidt në konferencën e Këshillit të CEO të Wall Street Journal në Londër.

Ai tha se ne duhet të jemi që të përgatitemi që të dimë se si të sigurohemi që këto gjëra të mos keqpërdoren nga njerëzit e këqij. Ai paralajmëron se do të jetë jashtëzakonisht e vështirë të kontrollohet përhapja e AI, të cilën ai e krahasoi me rritjen e teknologjisë bërthamore.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit