Ish-kampioni olimpik i skive, mes 10 trafikantëve më të kërkuar nga FBI

Ish-kampioni olimpik i skive, mes 10 trafikantëve…

Një kanadez ish-kamion olimpik i skive ‘snowboard’ akuzohet se drejton një rrjet ndërkombëtar drogash, përgjegjës mes të tjerash dhe për katër vrasje, teksa është shtuar tashmë në listën e 10 më të kërkuarve nga FBI.

Një shpërblim prej $10 milionë është ofruar nga autoritetet në SHBA për informacione që çojnë në arrestimin e 43 vjeçarit Ryan Wedding, i cili herën e fundit ka konkurruar në Lojrat Dimërore në Kanada në 2002.

Wedding – i njohur gjithashtu si “El Jefe” ose “Gjiganti” akuzohet si drejtues i rrjetit që ka sjellë dhjetra kilogramë kokainë në SHBA e Kanada, nga Kolumbia e Meksika.

FBI tha se 12 njerëz janë arrestuar në lidhje me çështjen.

“Ish-skiatori kanadez është përgjegjës për një fushatë dhune e shkatërrimi, duke marr nofkën ‘El Jefe’, si kreu i një organizate ndërkombëtare drogash”, tha agjenti special Mathew Allen.

“Wedding kaloi nga zbritjet e fuqishme të pistave olimpike në shpërndarjen e kokainës në rrugët e qyteteve amerikane ato të vendit të tij të lindjes Kanada. Katër vrasje rëndojnë si akuza mbi të”, shtoi zyrtari i FBI.

Wedding besohet se jeton në Meksikë

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit