Ish-të përndjekurit/ Murrizi: Absurde që njeriu që ka dhënë jetën, të marrë dëmshpërblim për 8 vite burg

Ish-të përndjekurit/ Murrizi: Absurde që njeriu që…

Kreu i grupit demokrat Myslim Murrizi, kërkoi që dëmshpërblimi të jepet të paktën për 25 vite burg, duke akuzuar qeveritë për tallje me ish-të dënuarit politikë.

Kuvendi shqyrton sot projektligjin “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist, të ndryshuar”,

“Është qesharake kur partitë që kanë ardhur në këtë vend pas pluralizmit nuk iu dhanë antikomunistëve atë që prisnin.

Nga ai subjekt që i dhanë gjithçka pasi dolën nga prangat e diktaturës.

Është absurde që njeriu që ka dhënë gjënë më sublime, jetën të marrë dëmshpërblim sa për 8 vjet burg.

Minimalja të paktën duhet të ishte 25 vite burg dëmshpërblim.

Ndarja me këste 2-3 mln të vjetra, humbja vit pas viti e jetëve të vuajtura në këto kampe, buxhet i cunguar dhe tallje me letra me vlerë.

Përllogaritje për t’u zbritur kapanone, reparte, t’ia zbresësh nga dëmshpërblimi duke e llogaritur me 600-800 euro metri, si pallat brenda unazës.

Ata nuk morën asgjë. Dyqanet, restorantet, klubet ua falën atyre, t’i gëzojnë ata që i kanë.

Kush i kishte, pjesa më privilegjuar e atij regjimi.

Ata që përveç rrogës merrnin dhe 1200 lekë si bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit”,- u shpreh Murrizi.

Më tej shtoi:

“Këta që ishin nëpër burgje, rreth 80 mijë shqiptarë burra e gra ta pafajshëm, gëzuan vetëm brohoritjet në shesh që u përmbys regjimi.

Ata do merrnin dhe një dëmshpërblim moral.

Është e vërtetë që ju në qeverisjen tuaj që s’e keni detyrim moral por shtetëror, keni dëmshpërblyer ndoshta dhe më mirë nga paraardhësit tuaj.

Çfarë është e mundur të bëhet, të gëzojnë dhe të marrin ato letra e kupona që kanë në xhep.”

Për ta përmbyllur me:

“Mos i detyroni të shtyhen në radhë. Mjafton të ulni pak dozën e kilometrave me milionat llahtar të eurove.

Mjafton të mos jeni kapriciozë me cilindo qytetar.

Besoj që ajo pjesë e fundit e ish-të përndjekurve politikë që është ende gjallë dhe trashëgimtarët e parë të tyre, të marrin atë që nuk ua kthen lirinë por nuk i lë endacakë rrugëve.

Të shihej dhe gjaku i 6 mijë shqiptarëve të pafajshëm të vrarë nën diktaturën e proletariatit.”

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit