Ish-trajneri i Kukësit dhe Luftëtarit shpallet kampion në kampionatin fqinj

Ish-trajneri i Kukësit dhe Luftëtarit shpallet kampion…

Ish-trajneri i Kukësit dhe Luftëtarit, Mladen Milinkoviç, ka arritur një sukses tepër të rëndësishëm me skuadrën e Buduçnosit në Malin e Zi, duke fituar matematikisht titullin kampion 6 javë para fundit të kampionatit.

Aktualisht diferenca me vendin e dytë Sutjeska është plot 20 pikë, duke mundësuar kështu zyrtarisht fitimin e titullit kampion. Për sa i përket trajnerit serb 52-vjeçar, ai drejtoi plot 40 ndeshje Luftëtarin dhe vetëm 16 ndeshje Kukësin.

Më pas Milinkoviç mori drejtimin e Keshlës në Azerbajxhan dhe Syrianskës në Suedi. Së fundmi ai u bë trajneri i Buduçnostit, ku edhe arriti këtë sukses historik.

/Panorama.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit