Ish-ushtari i UÇK-së dërgohet në paraburgimin e Beogradit! Akuzohet për krime lufte

Ish-ushtari i UÇK-së dërgohet në paraburgimin e…

Hasan Dakaj ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, së bashku me vëllain e tij Xhevit Dakaj u arrestua të premten e 5 janarit nga policia serbe në Merdarë. Hasan Dakaj tashmë është transferuar në qendrën kryesore të paraburgimit në Beograd. Lajmi është bërë i ditur nga avokati i tij, Xhevdet Smakiqi. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ ai shkruan se Prokuroria e Serbisë pretendon se Hasan Dakaj ka kryer krime lufte në vitin 1999.

“Informatat e fundit për rastin e arrestimit e Hasan Dakajt që i kam marrë janë se tashmë Hasan Dakaj është dërguar nga Qendra e Ndalimit në Kurshumli në qendrën kryesore të paraburgimit në Beograd në rrugën “Baçvanska””, shkruan ai në postimin e tij.

 “Pjesëtari i UÇK-së Hasan Dakaj pretendohet nga Prokuroria serbe se kinse ai në vitin 1999 ka kryer krime lufte si 19 vjeçar. Sipas detyrës zyrtare Hasan Dakaj i është caktuar një avokat nga Serbia, ku në intervistimin para prokurorit serb Hasan Dakaj është deklaruar i pafajshëm edhe për faktin se fare nuk ka qenë në ato lokacione sipas dyshimeve te prokurorisë së Serbisë dhe se është ngatërruar në identitet me di kënd tjetër”, u shpreh Smakiqi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit