Ish-ministri i Mbrojtjes dhe ish-zëvendëskryeministri, Gazment Oketa, u paraqit këtë të hënë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku pritet të japë dëshminë e tij në procesin gjyqësor për dosjen “Partizani”. Oketa është thirrur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për të dëshmuar lidhur me hetimet mbi privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”, ndërsa seanca gjyqësore është planifikuar të nisë në orën 10:00.
Në këtë çështje janë marrë të pandehur ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, biznesmeni Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina. Sipas SPAK, Berisha, gjatë kohës kur drejtonte qeverinë, ka ndërmarrë ndryshime ligjore dhe administrative që favorizuan Malltezin në procesin e privatizimit të ish-kompleksit sportiv, duke i krijuar mundësi të përfitonte nga zhvillimi i projektit.
Prokuroria pretendon se përmes këtyre veprimeve, Jamarbër Malltezi ka realizuar përfitime financiare që arrijnë në rreth 5.4 milionë euro. Ndërkohë, Fatmir Bektashi akuzohet për “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”, ndërsa Xhimi Begeja për akuzën e “pastrimit të parave”. Procesi për dosjen “Partizani” vijon në GJKKO me marrjen në pyetje të dëshmitarëve dhe administrimin e provave të paraqitura nga palët.
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F2612563035825243%2F&show_text=false&width=267&t=0″ width=”267″ height=”476″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>