Ish-zv.kryeministrja e Kosovës: “Ballkani i Hapur” i shërben hegjemonisë serbe

Ish-zv.kryeministrja e Kosovës: “Ballkani i Hapur” i…

Gjatë ditës së sotme, pritet që Presidenti serb Aleksandar Vuçiç të jetë në Tiranë. Kjo vizitë e Vuçiç, ka të bëjë me takimin e radhës të nismës rajonale ”Ballkani i Hapur”. Në këtë takim të organizuar nga Edi Rama, pjesëmarrës do të jetë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Ndërkohë nisma rajonale ”Ballkani i Hapur”, kundërshtohet nga Kosova e cila refuzon me vendosmëri t’i bashkohet kësaj iniciative të cilën e cilëson si një manovër të Beogradit për të shtrirë ndikimin rus në rajonin e Ballkanit. Shumë personalitete në Prishtinë mbështesin protestën e Berishës, ndërsa ish- kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka deklaruar se protestat duhet të përkrahen nga gjithë shqiptarët, në mbrojtje të Kosovës.

Ish-zv.kryeministrja e Kosovës:

‘Ballkani i Hapur’ do të vendosë popujt në hegjemoninë serbe…kështu ëndërron Vuçiçi në prag të arritjes në Tiranë nesër. Mirëpo, opozita e ringjallur e Shqipërisë do t’i tregojë se ai vetëm mund të ëndërrojë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit