Ish-zv.ministri i Ramës: Paratë e korrupsionit ligjërohen me amnistinë fiskale

Ish-zv.ministri i Ramës: Paratë e korrupsionit ligjërohen…

Eksperti i ekonomisë Elton Harxhi, thotë se nisma e qeverisë për Amnistinë Fiskale krijon disa hapësira ligjore, të cilat rrezikojnë ligjërimin e parave të krimit dhe korrupsionit.

“Ligji lejon sjelljen e parave nga jashtë dhe jo nëpërmjet institucioneve financiare. Kjo ka rrezik të shtuar lidhur me burimin e sigurimit të këtyre pasurive që mund të jenë nga korrupsioni e krimi.

Nuk mund të vërtetohet pronari i vërtet i këtyre pasurive. Ligji lë në harresë dhe nuk shpjegon si do të aplikohet ligji për pastrimin e parave”, është shprehur Haxhi.

Haxhi ka qenë dhe ish-zv.ministër i Financave në qeverinë Rama, por është larguar nga detyra.

Si ekspert i ekonomisë, ai shton se ky ligj i jep mundësinë dikujt që mund të ketë bërë evazion ose krim ekonomik të amnistojë pasurinë, pra ta ligjërojë atë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit