Ish-zv.ministrja e PS-së: Mos i dëgjoni ambasadorët

Ish-zv.ministrja e PS-së: Mos i dëgjoni ambasadorët

Ish-zv.ministrja e Ekonomisë në radhët e Partisë Socialiste, Irena Beqiraj, ka kritikuar pozicionimin e ambasadorëve të huaj në vendin tonë për të cilët pret që të zgjidhin një çështjeje bilaterale diplomatike.

Sipas saj, ambasadorë që u flasin shqiptarëve që na drejtojnë, në emër te popullit shqiptar në anglisht, nuk duhet të ketë më teksa pohon duke iu referuar  Knut Fleckeinstein si këshilltar i kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, se zyrtarë të BE-së që kthehen si këshilltarë politik nuk duhet të dëgjohen më në këtë vend.

Reagimi i plotë; Unë kam një Ëndërr. Ëndrra ime është një Shqipëri ku Ambasadorët, të kenë një jetë zyrtare monotone, të qetë, në pritjen e pafundme të një çështjeje bilaterale diplomatike për t’u zgjidhur.

Ambasadorë që u flasin Shqiptarëve që na drejtojnë, në emër te popullit shqiptar në anglisht, nuk duhet të ketë më. Zyrtarë të BE që kthehen si këshilltarë politik nuk duhet të dëgjohen më në këtë vend. Për të gjithë ato që presin ambasadorët, zyrtarët burokratë të BE, të zgjidhin problemet tona, ju lutem merrni 3 minuta edhe e rilexoni këtë shënim.

Kam zgjedhur fabulën elegante të Ernesto Sirrolit ….. por ne kemi historinë tonë, e cila duhet të na bindë që ndërkombëtarët, pavarësisht narratives, shpesh në mendimin tim modest “plot me bosh” nuk mund të zgjidhnin, edhe nuk do të zgjidhin asgjë. /Faxweb.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit