Ish-zyrtari i CIA arrestohet për spiunim në Kinë, rrezikon të dënohet përjetë me burg

Ish-zyrtari i CIA arrestohet për spiunim në…

Një ish-zyrtar i CIA është arrestuar në SHBA, teksa akuzohet për spiunim për Kinën.

Alexander Yuk Ching Ma, 67 vjeç, do përballet me dënimin maksimal, burg përjetë, nëse vërtetohet ky komplot.

Ai do të dalë më 18 gusht para gjykatës, ndërkohë prokurori i Hauajit, Kenji Price, është shprehur se këto veprime përbëjnë tradhti ndaj SHBA-ve.

Ching Ma, i lindur në Hong Kong, por i natyralizuar amerikan, nisi punë në CIA në vitin 1982.

Ai ka pasur akses në informacione me rëndësi të lartë.

Prokurorët u shprehën se Ma është larguar nga CIA në vitin 1989 dhe ka jetuar e punuar në Shangai, Kinë, para se të arrinte në Hauaji më 2001.

Në njoftimin për akuza është përmendur një takim treditor në Hong Kong, gjatë së cilit, Ma është parë në disa incizime duke përfituar 50,000 dollarë për sekretet që ai dhe i afërmi i tij kanë ofruar.

Në dokumentet e gjykatës është thënë se masi Ma është kthyer në Havaji, ai ka synuar të punësohet si linguist në Byronë Federale të Hetimeve (FBI), për të fituar qasje në sekretet e qeverisë amerikane, për t’i dorëzuar më pas ato te spiunët kinezë.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit