"Isha i detyruar"/ Flet mjeku që operoi Eduard Lamajn: Rrezikonte të humbte jetën

“Isha i detyruar”/ Flet mjeku që operoi…

Zbardhen dëshmitë e dy mjekëve të arrestuar nga policia bashkë me 30-vjeçarin nga Laçi, Eduart Lamaj, pas krimit të dyfishtë në Kurbin ku mbetën të vrarë dy biznesmenët Bujar Lika dhe Paulin Gjergji.

Policia arrestoi me akuzën e moskallëzimit të krimit dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, ortopedin nga Lezha, Viktor Marku, 42 vjeç, si dhe kirurgun e Spitalit Ushtarak, Besnik Lame, 46 vjeç.

Mjeku Viktor Marku ka deklaruar në polici se ishte i detyruar të vepronte menjëherë për të operuar Lamajn pasi rrezikonte jetën.

“Pacientin e gjeta në narkozë. Isha i detyruar të ndërhyja menjëherë. Pacienti rrezikonte të humbte jetën. Nëse më vdiste në duar mbaja përgjegjësi”.

Ndërsa mjeku Besnik Lame ka deklaruar: “Nuk jam i specializuar për të kryer ndërhyrje”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit