“Isha i rënduar psikologjikisht”, çfarë tha në polici efektivi Erjon Goxhara pasi u vetëdorëzua

“Isha i rënduar psikologjikisht”, çfarë tha në…

Plagosi dy ditë më parë 45-vjeçarin Lorenc Kosta, efektivi Erjon Goxhara pasi është vetedorëzuar në polici është shfaqur në kushte të rënduara psikologjike.

Ai ka deklaruar në polici se ka qenë në kushte të rënduara psikologjike dhe nuk ka qenë i tronditur kur ka kryer krimin.

 Erjon Goxhara dy ditë më parë plagosi me armë 45-vjeçarin Lorenc Kosta për motive të dobëta pasi ky i fundit kishte lidhje jashtëmartesore me bashkëshorten e tij. Ai është vetëdorëzuar pasditen e sotme në Policinë e Tiranës dhe ka shprehur pendesë për aktin e kryer.

Goxhara po vijon të merret në pyetje nga grupi hetimor.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit