‘Isha me fëmijë në makinë frenova fort që të shmangia përplasjen’

‘Isha me fëmijë në makinë frenova fort…

Parakalimi i gabuar është kthyer në një fenomen shqetësues në rrugët shqiptare, duke sjellë gjithnjë e më shpesh pasoja tragjike. Ngjarja e fundit që tronditi opinionin publik ishte ajo e mbrëmjes së djeshme, ku dy motra nga Delvina humbën jetën pas manovrës së papërgjegjshme të një shoferi të dehur.

Fatkeqësisht, raste të tilla nuk janë të rralla. Shoferë që nënvlerësojnë rregullat e qarkullimit dhe jetën e të tjerëve po i kthejnë rrugët shqiptare në skenë tragjedish të përsëritura.

Një denoncim i mbërritur së fundmi në redaksinë e JOQ tregon një tjetër rast skandaloz. Teksa udhëtonte drejt Dajtit, një qytetar është përballur me një shofer që parakalonte në një kthesë të rrezikshme, duke i ardhur përballë makinës së tij ku ndodhej me fëmijën, duke e vënë qytetarin para një rreziku i cili mund të kishte rezultuar fatal nëse frenimi nuk do të ishte bërë në kohën e duhur.

Në fund ai bën apel për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të vendosin kamera në makina dhe të denoncojnë publikisht këto raste, për të mos lejuar që papërgjegjshmëria e disa shoferëve të shndërrohet në makth të përditshëm për qytetarët.

Mesazhi i qytetarit:

Përshëndetje, ju lutem a mund ta postoni këtë ‘kamikaz’? Mu desh të frenoja fort për të shmangur përplasjen, pasi isha me fëmijë.
U bëj thirrje të gjithë shoferëve të instalojnë një kamerë në makinë dhe të denoncojnë publikisht drejtuesit me sjellje të rrezikshme!

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit