‘Isha në timon për 20 orë, kam dy fëmijë të vegjël për të ushqyer’

‘Isha në timon për 20 orë, kam…

Një gjykatë në Kroaci e la në burg shoferin kosovar, që dyshohet se shkaktoi aksidentin fatal me autobus, ku humbën jetën 10 persona. Ai mendohet se ishte i lodhur në timon.

Por shoferët e tjerë të autobusëve në Kroaci thonë se puna që ata bëjnë është shumë e vështirë.

“Si është jeta e një shoferi autobusi? Me një këmbë në varr dhe tjetrën në burg,” thotë një shofer për gazetën Index.

Kurse gazeta Jutarnji citon një shofer të vjetër autobusësh, të quajtur Josip. Ai tha se e kupton lodhjen e shoferëve, pasi vetë ai kishte drejtuar autobusin së fundmi për 20 orë rresht.

I pyetur se përse nuk e refuzon diçka të tillë, ai tha: “Sepse punoj për një firmë private dhe sepse bosi im më kërkon që të shkoj nga pika A në pikën B brenda një orari të caktuar. Nuk mund të refuzoj pasi kam dy fëmijë të vegjël për të ushqyer dhe një grua që nuk punon”.

Tre aksidentet e rënda që janë shkaktuar me autobusë në Kroaci kanë ardhur për shkak të lodhjes së shoferëve, shkruan gazeta. Ajo thekson se ka prej tyre që punojnë në të zezë.

Kur bie fjala te shoferët kosovarë, nuk duhet harruar fakti se ata qëndrojnë për orë të tëra nëpër pikat kufitare, çka e shton lodhjen e tyre.

Ekspertët thonë se shoferët e autobusëve paguhen pak dhe janë të detyruar për këtë arsye që të punojnë me një ngarkesë të madhe.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit