'Ishe drita dhe guri këndor...'/ Kryeministri Rama humb njeriun e afërt të familjes, jep mesazhin prekës në rrjet

‘Ishe drita dhe guri këndor…’/ Kryeministri Rama…

Dita e sotme nuk ka nisur e mirë dhe aspak normale për Kryeministrin Edi Rama.

Ai ka humbur njeriun e tij më të shtrenjtë, të ëmën Aneta Rama.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vetë kryeministri, përmes një mesazhi prekës në “Facebook”, ku shkruan se, ajo ishte drita dhe guri këndor i shtëpisë.

“Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra e ku mbetëm gjithnjë fëmijë.

E di që deri sa të shoh dot diellin e yjet do të jesh me mua, e bukur dhe e fortë si askush.

Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne, se sa e pamundura që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mam”,- shkruan Rama.

Mësohet se Aneta Rama, vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë dhe sot në moshën 82-vjeçare ajo nuk ja ka dalë që ta përballojë.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit