Ishi e vrau me bukë në gojë, paralajmërohen protesta pas vdekjes së Sabrina Bengaj

Ishi e vrau me bukë në gojë,…

Sabrina Bengaj është vajza nga Fieri e cila pak ditë më parë u ekzekutua me kallashnikov nga bashkëshorti. Bëhet me dihje se marrëdhënia me këtë të fundit ishte në prag divorci, teksa vrasja dhe mënyra e ekzekutimit të saj, teksa hante bukë, ka ngjallur debate dhe pritet protest për këtë ngjarje makabër. “Platforma Kombëtare për Gratë” kërkon drejtësi për vrasjen e Sabinës, ndërsa në njoftimin e bërë publik në media paralajmërohet se sot në orën 18:00 në qendër të Fierit do të organizohet protesta ku kërkohet ndëshkimi sa më i rëndë i autorit të këtij krimi.

“Drejtësi për Sabrinën dhe dhjetëra viktima. Drejtësi për familjet dhe familjarët e tyre, drejtësi në dritë dhe sot protestojmë në qendër të Fierit ora 18:00”, thuhet në njoftimin Platforma Kombëtare për Gratë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit