
Një vajzë nga Tirana i është drejtuar redaksisë sonë me dëshirën për të përcjellë një mesazh të sinqertë për ish-të dashurin e saj, të cilin ajo e përmend me pseudonimin “Anglia”.
Në mesazhin për JOQ Albania, vajza tregon se jeta i ka çuar në rrugë të ndryshme dhe sot secili prej tyre ka fëmijë. Megjithatë, ajo pranon se pavarësisht viteve që kanë kaluar, nuk e ka harruar kurrë “Anglian”. Me një ndjenjë të thellë nostalgjie, ajo i kërkon që të flasin edhe një herë për të kuptuar nëse mes tyre ka mbetur ende diçka e pathënë.
Mesazhi i plotë:
Pershendetje JOQ! Dua qe ndermjet jush te publikoj nje leter per nje person te dashur qe e kam dashur gjith jeten por sot s’jam me te. Q mundet ju lutem? Vetem anonim, jam një vajz nga tirana.
“KËRKESË ME ZEMËR TË HAPUR
I dashur “Anglia”
E di që jeta na ka çuar në drejtime të ndryshme, secili me përgjegjësi dhe histori të reja. Tashmë të dy kemi fëmijë dhe një jetë të ndërtuar ndryshe, por s’mund të mohoj se zemra ime ende të kujton me dashuri.
Të them të drejtën, ndjenjat për ty nuk janë shuar kurrë. Edhe pse jemi ndarë dhe rrugët tona janë bërë të ndërlikuara, unë nuk kam reshtur së menduari për atë që kemi pasur. E kuptoj që jeta nuk është më si dikur, por ndoshta, nëse edhe ti ndjen njësoj, mund të flasim, qoftë edhe vetëm për të kuptuar çfarë vendi zëmë ende në jetën e njëri-tjetrit.
Nuk kërkoj të prish asgjë që ti ke ndërtuar, por dua të jem e sinqertë me veten dhe me ty: të dua ende. Dhe nëse edhe ti ndien diçka, ndoshta ia vlen ta pranojmë dhe të gjejmë një mënyrë për ta kuptuar se çfarë mund të jetë kjo mes nesh sot.
Me fjalë zemre “A”