Ishin bashkë me Aldi Ramën ditën e vrasjes së nënkomisarit Hoxha, merret vendimi për dy të rinjtë

Ishin bashkë me Aldi Ramën ditën e…

Pas krimit të rëndë në Lezhë, ku i riu Aldi rama vrau nënkomisarin Saimir Hoxha dhe më pas veten, Gjykata ka marrë vendimin për dy shokët e uatorit të krimit të cilët e shoqëronin gjatë momentit të vrasjes.

Mësohet se apeli ka lënë në burg pa afat, Kristian Sherrin dhe Armando Markun, dy të rinjtë që ndodheshin në makinë me Aldi Ramën në momentin që ky i fundit vrau nënkomisarin, Saimir Hoxha në Lezhë.

Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së Parë Lezhë, duke rrëzuar kërkesën e të rinjve për masë më të butë sigurie. Dy të rinjtë, shokët e Aldi Ramës, akuzohen për moskallëzim krimi, pasi të martën e 28 shtatorit, ku mbeti i vrarë polici Hoxha, ata ndodheshin në makinë me autorin e tragjedisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit