“Ishin dy djem të rinj, dhe për dy pula të vjen keq, jo më…”, flasin banorët pas vrasjes së dy vëllezërve: Si i njihnim familjet

“Ishin dy djem të rinj, dhe për…
Pak orë pas vrasjes së dyfishtë që ndodhi në fshatin Gramëz në Krujë, ku u qëlluan vëllezërit Gramoz dhe Xhoi Bardhi, banorët e zonës shprehen të tronditur nga ngjarja, ndërsa shtojnë se kjo ishte një ”punë të rinjsh”.
Në intervistat e dhëna për Fax News banorët shprehen se familjet kanë qenë të mira, dhe se ngjarja është mjaft e shëmtuar.

“Nuk ishin djem të këqinj, dukeshin djem shumë të mirë, po të rinj jane dhe nuk e di se si mund të ketë rrjedhur ngjarja. Me personin tjetër nuk kam njohje nuk e di fare se kush është, por për këta të vjen keq, të vjen keq po të vriten dy pula jo dy djem, dy djem tërinj.

Të parët thoshnin se po të kryeje një vrasje duheshin ’12 penë buaj’, nuk duheshin buaj vërtetë por ishte thjesht idea për të treguar se sa shumë rëndësi ka jeta e njeriut e se sa duhet të mendohej para se të kryejë një vrasje dhe duhet të ketë shume logjike para se të veprojë, por pune të rinjsh.

Për ngjarjen nuk di asgjë madje jam habitur kur më morën në telefon e më thanë se çfarë kishte ndodhur, nuk kemi pasur vrasje të tjera në fshat’, shpprehet njëri prej banorëve, ndërkohë një tjetër kërkon nga qeveria që të merren sa më shpejt masa nga ana e qeverisë.

“Është një ngjarje shumë e shëmtuar nuk di çfarë të them, për këtë duhet të marrë masa qeveria, dhe masa të rënda se nesër ndodh tjetra, ç’është kjo qeveri kështu qeveria duhet të marrë masa serioze, këtu është bërë një masakër, i kanë vrarë dy fëmijë, dy djem. Nuk di çtë them me shumë, i bëj thirrje qeverisë që të vihen frenat nuk mund të ketë para ligjit, këtë e kam shok e këtë e kam dajë, ligji është për të gjithë e ligji duhet te jetë i drejtë”, shprehet një tjetër prej banorëve.

Gramoz dhe Xhentil Bardhi, 34 dhe 24 -vjeç kanë pasur konflikte të hershme me autorin e dyshuar të kësaj vrasje të dyfishtë Roland Pula, i cili është arritur që të identifikohet nga ana e policisë, por nuk është bërë ende i mundur arrestimi i tij.

Konflikti mes dy viktimave dhe autorit vazhdonte prej vitesh, ndërsa ka arritur kulmin mbrëmjen e djeshme ku dyshohet se ka pasur sherr në ambientet e një lokali. Pas ngjarjes Roland Pula ka shkuar pranë banesës së dy viktimave dhe ka qëlluar drejt tyre. Kanë qenë familjarë të tjerë ata që kanë bërë transportimin e dy të rinjve drejt spitalit të Traumës, por kanë ndërruar jetë rrugë.

Mes dy familjeve Bardhi dhe Pula ka pasur një konflikt te hershëm. Rreth 15 vite më parë djemtë e familjeve përkatese janë rrahur tek fusha e sportit të fshatit. Policia ndërkohë ka marrë në pyetje si babain e autorin ashtu dhe atë të viktimave, për të hedhur më shumë dritë rreth ngjarjes të ndodhur, që ka prishur harmoninë e fshatit, që prej vitesh të tëra nuk shënonte ngjarje të tilla të rënda.

Ka dyshime se në átentat të kenë marrë pjesë edhe persona të tjerë përveç Pulës, pasi sipas dëshmive mbi ta është qëlluar njëkohësisht. Mbetet ende pjesë e hetimeve për të zbuluar personin tjetër apo personat e tjerë që mund të kenë marrë pjesë në këtë krim.

Mësohet se pjesë e kònflikteve mes Pulës dhe dy vëllezërve Bardhi kanë qenë dhe ato që lidhen me pronësinë e një toke, por mbeten ende në hetim.

Policia ngriti mbrëmjen e djeshme drone në të gjithë zonën për të bërë të mundur kapjen e autorit, po derimë tani e vetmja gjurmë që është gjetur prej tij është mjeti me të cilin ai ka tentuar që të largohet nga vendngjarja, që duhet thënë se bën pjesë te makinat luksoze.

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit