Ishin futur në thasë, shpëtojnë 53 qen që do çoheshin në thertore

Ishin futur në thasë, shpëtojnë 53 qen…

Policia dhe aktivistët e kafshëve në Indonezi përgjuan një kamion të mbushur me 53 qen teksa mbërriti në një thertore ilegale të mishit të qenit në Indonezi. Sipas newsweek, qentë – kryesisht kafshë shtëpiake të vjedhura – ishin të lidhur nëpër thasë, sipas një deklarate nga grupi për të drejtat e kafshëve Humane Society International. Shumë prej tyre ishin të dobësuar nga mosngrënia për ditë të tëra. Qentë mbërritën në thertore pasi kaluan një udhëtim rraskapitës 10-orësh. Fatkeqësisht, një nga qentë kishte ngordhur gjatë udhëtimit. Policia përgjoi kamionin dhe arrestoi një burrë të dyshuar si tregtar mishi qeni në ishullin indonezian Java, si pjesë e bastisjes së parë të policisë në shkallë të gjerë në një thertore të paligjshme të mishit të qenit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit